OpenAI iu përgjigj padisë së Elon Musk: Sipërmarrësi donte “kontroll absolut” - Gazeta Express
string(74) "openai-iu-pergjigj-padise-se-elon-musk-sipermarresi-donte-kontroll-absolut"

OpenAI iu përgjigj padisë së Elon Musk: Sipërmarrësi donte “kontroll absolut”

AutoTech

Gazeta Express

06/03/2024 21:52

Kompania Kaliforniane për zhvillimin e inteligjencës artificiale OpenAI iu përgjigj në blogun e saj padisë së Elon Musk, duke thënë se sipërmarrësi amerikan dëshironte të kishte kontroll absolut mbi firmën në fjalë.

Pasi Musk paditi kompaninë javën e kaluar, duke pretenduar se ata shkelën një marrëveshje për të zhvilluar inteligjencën artificiale për të mirën e njerëzimit, OpenAI tha se do të refuzonte “të gjitha pretendimet e Elon” dhe do të ofronte versionin e vet të ngjarjeve.

Lexo Edhe:

“Ndërsa diskutuam një strukturë fitimi për të çuar përpara misionin, Elon donte që ne të bashkoheshim me Tesla-n ose të kishim kontroll të plotë”, duke përfshirë “kapitalin e shumicës, kontrollin fillestar të bordit dhe të qenit CEO” i OpenAI, thuhet në njoftim.

OpenAI pretendon se nuk mund të pajtohej me kushtet e Elon Musk sepse nuk donte që asnjë individ të kishte kontroll absolut mbi firmën.

Në njoftim thuhet gjithashtu se Musk e dinte që OpenAI do të ishte i orientuar drejt fitimit dhe se kompania gradualisht do të kalonte në punën në softuer me burim të mbyllur.

Njoftimi është nënshkruar nga bashkëthemeluesit e OpenAI, Greg Brockman, Ilya Suckever, John Shulman, Sam Altman dhe Wojciech Zaremba.

Sipërmarrësi dhe miliarderi amerikan Elon Musk ngriti një padi në një gjykatë të San Franciskos javën e kaluar kundër kompanisë me bazë në Kaliforni OpenAI, bashkëthemeluesve të saj Sam Altman dhe Greg Brockman dhe subjekteve të lidhura me të, duke pretenduar se të pandehurit shkelën marrëveshjet e tyre kontraktuale.