“O vendi imë”, vjen në një version të paparë deri me tani nga Flaka Goranci - Gazeta Express
string(72) "o-vendi-ime-vjen-ne-nje-version-te-papare-deri-me-tani-nga-flaka-goranci"

Muzike

Gazeta Express

10/11/2021 21:02

“O vendi imë”, vjen në një version të paparë deri me tani nga Flaka Goranci

Muzike

Gazeta Express

10/11/2021 21:02

Mezo-sopranja Flaka Goranci ka rikthyer në një version tepër artistik, njërën prej veprave më të mira të skenës së muzikës në Kosovë, këngën “O vendi imë”

E realizuar me një videoklip dhe me një ripërpunim të ri, “Mallëngjimi – O vendi imë” vjen me tekst dhe muzikë të Rashid Krasniqit derisa orkestrimin e këngës e ka bërë Kushtrim Gashi.

Lexo Edhe:

Flaka Goranci interpreton këtë këngë derisa në violinë luan Adela Frasineanu, në cello Edison Pashku kurse në piano Mennan Bërveniku.

Spoti është bërë me regji të Artan Korenicës, kurse kënga në tërësi është mbështetur nga Komuna e Gjakovës.

Kënga “O vendi i imë” konsiderohet njëra prej këngëve më të vjetra të krijuara në Kosovë dhe fillimisht atë e kishte interpretuar Muharrem Qena, derisa autori i këngës mbetet Rashid Krasniqi. /GazetaExpress/