Nurellari: Të dhënat e fundit ekonomike rrëzojnë stereotipin e “dembelizmit” në Mal të Zi - Gazeta Express
string(86) "nurellari-te-dhenat-e-fundit-ekonomike-rrezojne-stereotipin-e-dembelizmit-ne-mal-te-zi"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 13:25

Nurellari: Të dhënat e fundit ekonomike rrëzojnë stereotipin e “dembelizmit” në Mal të Zi

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 13:25

Analisti shqiptar Adri Nurellari ka kthyer në lajm një vëzhgim interesant mbi produktivitetin në Ballkan, duke sfiduar një stereotip të vjetër për Malin e Zi.

Sipas të dhënave më të fundit të përpunuara nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WiiW), Mali i Zi renditet i pari në rajon për produktivitetin vjetor për punonjës në vitin 2024.

Konkretisht, një punonjës në Mal të Zi prodhon mesatarisht 47,050 euro në vit, që përfaqëson rreth 57% të mesatares së Bashkimit Evropian.

Në facebook, Nurellari ironizon stereotipin e njohur ballkanik që i konsideron malazezët si “më dembelët”, duke sugjeruar se realiteti ekonomik tregon të kundërtën. Ai thekson se performanca e tyre mund të lidhet jo me sasinë e punës, por me efikasitetin dhe strukturën e ekonomisë—pra, “si të punosh më pak e të prodhosh më shumë”.

“Sipas të dhënave të fundit të përpunuara nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (ËiiË), Mali i Zi rezulton me produktivitetin më të lartë në rajon, ndërsa stereotipi ballkanik thotë se malazezët janë më dembelët në Ballkan. Me sa duket, malazezët thjesht kanë gjetur mënyrën si të punojnë më pak e të prodhojnë më shumë”, ka shkruar ai.

Krahasimi me vendet e tjera të rajonit:

Serbia: 46,260 euro (56% e mesatares së BE-së)

Kosova: 44,970 euro (55%)

Maqedonia e Veriut: 43,810 euro (53%)

Bosnje & Hercegovina: 35,950 euro (44%)

Shqipëria: 34,580 euro (42%)

Advertisement
Advertisement
Advertisement