Nurellari: Kosova është vendi më i varfër në Evropë për ujë - Gazeta Express
string(58) "nurellari-kosova-eshte-vendi-me-i-varfer-ne-evrope-per-uje"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 8:52

Nurellari: Kosova është vendi më i varfër në Evropë për ujë

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 8:52

Adri Nurellari, Drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza në PDK, ka deklaruar se Kosova mbetet vendi më i varfër në Evropë sa i përket burimeve ujore.

Në Klan Kosova, ai tha se Kosova ka 21 projekte të planifikuara për ndërtimin e ujëmbledhësve, të cilat, sipas tij, ekzistojnë që nga vitet ’60, por nuk janë realizuar.

“Kosova është vendi më i varfër në Evropë për ujë. Kosova ka 21 projekte për të ndërtuar ujëmbledhësa që nga vitet ’60. Kosovës i teprojnë pa u shpenzuar mbi 200 milionë euro fonde publike në vit dhe me 600 milionë euro do të ishin ndërtuar të gjithë këta ujëmbledhësa”, deklaroi mes tjerash Nurellari.

Advertisement
Advertisement
Advertisement