U përmend se Majlinda Kelmendi do të jetë pjesë e listës së Vjosa Osmanit - reagon klubi i xhudos “Ippon” - Gazeta Express
string(101) "u-permend-se-majlinda-kelmendi-do-te-jete-pjese-e-listes-se-vjosa-osmanit-reagon-klubi-i-xhudos-ippon"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 9:09

U përmend se Majlinda Kelmendi do të jetë pjesë e listës së Vjosa Osmanit – reagon klubi i xhudos “Ippon”

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 9:09

Klubi i Xhudos “Ippon” ka bërë të ditur se kampionja olimpike Majlinda Kelmendi nuk do të jetë pjesë e asnjë partie politike dhe nuk do të angazhohet në asnjë listë zgjedhore.

Përmes një mesazhi të dhënë për emisionin Debat Plus, klubi ka mohuar zërat për përfshirjen e saj në politikë, duke reaguar edhe ndaj deklarimeve të analistit Astrit Gashi.

“Përmes këtij mesazhi duam t’ju informojmë se Majlinda Kelmendi nuk do të jetë pjesë e asnjë partie politike”, u tha në mesazhin e dërguar për Debat Plus.

Reagimi erdhi pasi nga analisti Astrit Gashi u tha se po flitet mundësia e përfshirjes së saj në listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e ardhshme, gjë që tashmë është mohuar zyrtarisht.

Advertisement
Advertisement
Advertisement