Reshitaj për moskandidimin e Osmanit: E dhimbshme të shkohet në zgjedhje duke pasur presidente të suksesshme - Gazeta Express
string(108) "reshitaj1-per-moskandidimin-e-osmanit-e-dhimbshme-te-shkohet-ne-zgjedhje-duke-pasur-presidente-te-suksesshme"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2026 21:46

Reshitaj për moskandidimin e Osmanit: E dhimbshme të shkohet në zgjedhje duke pasur presidente të suksesshme

Lajme

Gazeta Express

30/05/2026 21:46

Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj, ka thënë se ajo karrierën e saj politike e ka filluar si e re në LDK.

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Albena Reshitaj, ka thënë se ajo s’ka dëgjuar asnjë arsyetim se pse Vjosa Osmani s’u përkrah nga VV’ja për një mandat të dytë si presidente e vendit.

E ftuar në Pressing në T7, Reshitaj tha se, do kuptohet se sa e dhimbshme është që vendi po shkon në zgjedhje, vetëm për mos zgjedhjen e presidentit, duke e ‘’pasur një presidente të sukseshme’’.

‘’Jo ndonjë arsyetim për të pas mundësi për ta diskutu nuk e kemi dëgjuar, nuk e kanë dëgjuar besoj as deputetët e VV’së. Kjo është për besë për keqardhje sepse do të vijë një moment, kur do të kuptohet se sa e dhimbshme ka qenë që vendi të shkoj në zgjedhje veç për shkak të mos zgjedhjes së presidentes, duke e pas një presidente të suksesshme, duke qenë në pikun e suksesit të saj, dhe besimit qytetarë. Vjosa Osmani dilte në sondazhe me 80% të besueshmërisë,  në Kosovë si presidente që po e bënte punën mirë, dhe të gjithë po vlerësonin për këtë si nga jashtë dhe nga brenda’’, ka thënë ajo mes tjerash, përcjell Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement