“Nuk futem në Big Brother se e di që e fitoj, s’bëhet fjalë fare” – shoku i Luizit që mendon se do e fitoj BBVA - Gazeta Express
string(105) "nuk-futem-ne-big-brother-se-e-di-qe-e-fitoj-sbehet-fjale-fare-shoku-i-luizit-qe-mendon-se-do-e-fitoj-bbva"

Yjet

Gazeta Express

13/11/2023 21:05

“Nuk futem në Big Brother se e di që e fitoj, s’bëhet fjalë fare” – shoku i Luizit që mendon se do e fitoj BBVA

Yjet

Gazeta Express

13/11/2023 21:05

I pyetur nga ndjekësit e tij në Instagram, se nëse do të zgjidhte të bëhej pjesë e BBV3, Benito shprehet se në rast se do pranonte, do e fitonte.

“Nuk bëhet fjalë fare”, thotë ai. Dhe një sfidë e fituar, tashmë sipas tij,  nuk i jep aspak kënaqësi.

 “A t’ju them një gjë të bukur. A e dini ju se nëse futem tre vite rresht në BBV, të treja vitet i fitoj. Po të dua. Ngaqë e di që do e fitoj nuk kam sadisfaksion. Nuk do futem por që do e fitoj, nuk bëhet fjalë fare”, shprehet Benito.

Së fundmi, Benito është shfaqur edhe si bashkëpunëtor i Luiz Ejllit, këngëtarit shkodran dhe fituesit të BBV2.

Më herët, në një intervistë ai është shprehur se e ka shoqëruar kudo Luizin dhe se tashmë e identifikojnë si ‘dj’ i tij.

“Te të gjitha koncertet e tij këto kohë kam qenë në bashkëpunim me të. Është fenomen. Është e bukur që pasi shkojmë në clube unë shkoj më përpara që të sistemoj pajisjet. Njerëzit më identifikojnë si DJ i Luizit edhe pse nuk jam.(qesh) Pasi hy dhe më kanë indentifikuar kujtojnë se direkt po vjen dhe Luizi ndërkohë që ora ende 11. Unë futem ata bërtasin Luizi”, thotë Benito.

Advertisement
Advertisement
Advertisement