Nuk e takoi dot në Tiranë, Cameron zhvillon bisedë telefonike me Begajn - Gazeta Express
string(70) "nuk-e-takoi-dot-ne-tirane-cameron-zhvillon-bisede-telefonike-me-begajn"

Shqiperi

Gazeta Express

22/05/2024 18:30

Nuk e takoi dot në Tiranë, Cameron zhvillon bisedë telefonike me Begajn

Shqiperi

Gazeta Express

22/05/2024 18:30

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron, gjatë vizitës së tij në Shqipëri anuloi në minutën e fundit takimin me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për shkak të zhvillimeve të brendshme politike në Britani, ku u desh të kthehej me urgjencë.

Por ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Begaj. Ka qenë zyra e shtypit e sekretarit e cila ka dhënë detaje mbi këtë bisedë, ku në fokus ka qenë roli i Shqipërisë në NATO dhe mbështetja që dy vendet po i japin Ukrainës.
Postimi i plotë:

Lexo Edhe:

Sekretari i Jashtëm pati një telefonatë me presidentin shqiptar @BajramBegajAL  sot pas vizitës së tij në Tiranë.

Ata diskutuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s dhe riafirmuan mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale.