“Nuk di katër, por gjashtë gjuhë” – Reagon Miss Grand Kosova, Brikena Selmani pas polemikave virale - Gazeta Express
string(93) "nuk-di-kater-por-gjashte-gjuhe-reagon-miss-grand-kosova-brikena-selmani-pas-polemikave-virale"

Yjet

Gazeta Express

16/10/2025 19:59

“Nuk di katër, por gjashtë gjuhë” – Reagon Miss Grand Kosova, Brikena Selmani pas polemikave virale

Yjet

Gazeta Express

16/10/2025 19:59

Polemika e fundit në rrjetet sociale erdhi pas një deklarate të Miss Grand Kosova, Brikena Selmani, e cila kishte thënë më parë se flet dy gjuhë, “kosovare dhe shqipe”.

Deklarata e saj menjëherë u bë virale dhe shkaktoi reagime të shumta ndër përdoruesit e rrjeteve sociale.

Përballë komenteve dhe kritikave, Brikena ka vendosur të reagojë në mënyrën e saj karakteristike – me humor dhe vetë-ironi.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Miss-i iu drejtua ndjekësve me një mesazh të qartë dhe gazmor:

“Përshëndetje për krejt shqiptarët anë e mbanë botës. Edhe po du me iu thënë se më vjen keq, po unë nuk i di katër gjuhë, por gjashtë – prishtinaliken, prizrenaliken, shqipen, kosovaren…”

Deklarata e saj ironike shkaktoi të qeshura mes fansave dhe tregoi një herë tjetër karizmin dhe personalitetin e saj të hapur.

Reagimi i Brikenës u prit me pozitivitet nga publiku. Shumë komentues vlerësuan mënyrën e relaksuar dhe të mençur me të cilën ajo përballoi situatën, duke treguar se nuk e merr gjithçka shumë seriozisht dhe di si të kthejë kritikën në batutë.

Brikena Selmani, përveç aktivitetit të saj në botën e modeleve, njihet edhe për personalitetin e saj të fortë dhe humorin që shpesh e bën të dallojë nga të tjerët në mediat sociale. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement