Norvegjia mposht Senegalin, Haaland shkëlqen me dy gola - Gazeta Express
string(54) "norvegjia-mposht-senegalin-haaland-shkelqen-me-dy-gola"

Futboll

Gazeta Express

23/06/2026 8:26

Norvegjia mposht Senegalin, Haaland shkëlqen me dy gola

Futboll

Gazeta Express

23/06/2026 8:26

Norvegjia ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/32-ës së finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Senegalin me rezultat 3-2, duke regjistruar për herë të parë në histori dy fitore në një turne të madh.

Pas triumfit 4-1 ndaj Irakut, skuadra e drejtuar nga Ståle Solbakken e nisi me vrull edhe këtë sfidë. Norvegjezët krijuan raste të mira që në minutat e para, por portieri i Senegalit, Edouard Mendy, bëri disa pritje vendimtare.

Goli i parë erdhi pak para pushimit, kur një gabim i rëndë i Kalidou Koulibaly i dhuroi topin Marcus Holmgren Pedersenit, i cili realizoi për 1-0. Pak më vonë, Erling Haaland ishte pranë golit të dytë, por goditja e tij përfundoi në shtyllë.

Sulmuesi i Manchester Cityt nuk gaboi në fillimin e pjesës së dytë. Pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistimit të Martin Ødegaardit, Haaland realizoi për 2-0.

Senegali reagoi shpejt dhe ngushtoi diferencën me Ismaïla Sarr, por vetëm pesë minuta më vonë Haaland goditi sërish, duke shënuar golin e tretë për Norvegjinë dhe të katërtin personal në këtë Botëror.

Sarr realizoi edhe një herë në minutat shtesë për rezultatin përfundimtar 3-2, por ishte tepër vonë për të shmangur humbjen e “Luanëve të Terangës”.

Me këtë fitore, Norvegjia siguron kalimin në fazën tjetër dhe do të përballet me Francën në ndeshjen e fundit të grupit për vendin e parë. Ndërkohë, Senegali mbetet pa pikë, por ende ruan shpresat për kualifikim përmes pozitës së tretë nëse mposht Irakun në sfidën e fundit. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement