UNMIK njofton se Kurti dhe Konjufca kanë takuar zyrtarin e lartë të OKB’së, një nga temat edhe dialogu me Serbinë - Gazeta Express
string(111) "unmik-njofton-se-kurti-dhe-konjufca-kane-takuar-zyrtarin-e-larte-te-okbse-nje-nga-temat-edhe-dialogu-me-serbine"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2026 12:07

UNMIK njofton se Kurti dhe Konjufca kanë takuar zyrtarin e lartë të OKB’së, një nga temat edhe dialogu me Serbinë

Lajme

Gazeta Express

23/06/2026 12:07

UNMIK ka dhënë detaje rreth vizitës në Kosovë, të nënsekretarit të Përgjithshëm të OKB’së  për Operacionet Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix. Në njoftim bëhet e ditur se ky i fundit, dje, ka takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe, ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Tutje, shtohet edhe se, Lacroix u takua gjithashtu me përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare.

Postimi:

Gjatë vizitës së tij të dytë në Kosovë brenda tre vjetësh, Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Operacionet Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix, së bashku me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Peter Due, zhvilluan dje takime konstruktive me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin e Parë në detyrë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

USG Lacroix u takua gjithashtu me përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare.

Diskutimet vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës dhe progresin e arritur, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit. USG Lacroix rikonfirmoi mbështetjen për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm të UNMIK-ut për forcimin e sundimit të ligjit, promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement