Norvegjia do të ketë mundësinë ta mbyllë Grupin I në vendin e parë nëse arrin të mposhtë Francën në ndeshjen e Kupës së Botës 2026, që zhvillohet të premten, më 26 qershor.
Megjithatë, Norvegjia do ta nisë këtë përballje pa yllin e saj kryesor, Erling Haaland.
Haaland nuk është përfshirë në formacionin titullar për ndeshjen ndaj Francës, pasi përzgjedhësi ka vendosur të pushojë disa nga lojtarët kryesorë, duke qenë se skuadra e ka siguruar tashmë kualifikimin në fazën e 1/16 së finales dhe është e garantuar ta mbyllë Grupin I ose në vendin e parë ose të dytë.
Edhe kapiteni Martin Ødegaard e nis ndeshjen nga stoli, ndërsa Norvegjia ka bërë ndryshime të shumta në formacion.
Të dy yjet e Premierligës do të jenë në dispozicion nga stoli për këtë sfidë vendimtare.
Në debutimin e tij në Kupën e Botës, Haaland ka shënuar nga dy gola në secilën prej dy ndeshjeve të para të Norvegjisë, fitoret ndaj Irakut dhe Senegalit.
Norvegjisë i duhet vetëm fitorja për ta mbyllur grupin në vendin e parë, ndërsa një barazim ose humbje do t’ia japë Francës kreun e Grupit I.
Ndërkohë, Franca ka nisur me formacionin e saj më të mirë.
Desire Doue, Ousmane Dembele, Michael Olise dhe Kylian Mbappe janë në sulm të Francës.
Më poshtë është formacionet titullare:
Norvegjia: Selvik, Aursnes, Falchener, Ostigard, Bjorkan, Thortsdvet, Berg, Aasgard, Bobb, Strands Larsen, Schjelderup
Franca: Maignan: Hernandez, Upamecano, Lacroix, Kounde, Tchouameni, Kone, Doue, Olise, Dembele, Mbappe./GazetaExpress/
Në filozofinë e Feng Shui-t, shtëpia nuk është thjesht një vend ku jetojmë. Ajo konsiderohet një hapësirë ku energjia...