Nora si yjet e Hollywood, mbi 2000 euro për një dukje me rrobat firmato - Gazeta Express
string(70) "nora-si-yjet-e-hollywood-mbi-2000-euro-per-nje-dukje-me-rrobat-firmato"

Nora si yjet e Hollywood, mbi 2000 euro për një dukje me rrobat firmato

Gazeta Express

21/09/2020 9:32

Nora Istrefi sërish është shfaqur në veshje elegante dhe shumë të shtrenjtë.

Këngëtarja Nora Istrefi ka ndarë disa fotografi të reja ku sihet e rregulluar dhe e veshur në një dukje shumë elegante.

Lexo Edhe:

E për këtë dukje këngëtarja ka shpenzuar hiç me pak se 2000 euro, dhe atë vetëm për veshjen e saj, shkruan Gazeta Express.

Sipas faqes ‘What They Wearin’, fustani i verdhë i satenit në të cilën shihet Nora është nga kreatorja e famshme botërore, Viviene Westwood dhe kushton deri në 1300 euro.

Ndërsa sandalet e zeza të firmës Yves Saint Laurent kanë çmimin 995 euro.

Këto fotografi Nora i ka realizuar për një kampanjë reklamuese me të cilën është duke punuar kohëve të fundit./Gazeta Express/