Nora Gjakova është finaliste e Grand Slamit të Kazakistanit.
Xhudistja pejane do ta kërkojë medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Kampionia olimpike e mposhti në gjysmëfinale holandezen Julie Beurskens.
E në finale do të ketë punë me francezen Sarah Leonie Cysique, shkruan “Gazeta Express”.
Paraprakisht, Nora e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë ishte më e mirë se letonezja Anastasija Sokirjanska.
Ndërkohë, Kosovën në Kazakistan do ta përfaqësojnë edhe tre garues të tjerë, Laura Fazliu, Loriana Kuka e Akil Gjakova.
Këta të tre do të garojnë nesër, ndërsa po udhëhiqen nga trajneri Fatos Tabaku.
Pjesëmarrës në “Grand Slam Barysy” janë 334 garues, 190 meshkuj e 144 femra nga 5 kontinente, respektivisht nga 42 shtete të botës. /Gazeta Express/