Nora mposhtet në gjysmëfinale, do ta kërkojë të bronztën - Gazeta Express
string(55) "nora-mposhtet-ne-gjysmefinale-do-ta-kerkoje-te-bronzten"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/01/2021 13:21

Nora mposhtet në gjysmëfinale, do ta kërkojë të bronztën

Sporte tjera

Gazeta Express

11/01/2021 13:21

Xhudistja pejane është mposhtur nga japonezja Tsukasa Yoshida, e cila fitoi me Ippon. Nora tash do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit

Nora Gjakova nuk ka arritur të kualifikohet për në finale të Mastersit të Dohas, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Xhudistja kosovare është mposhtur në gjysmëfinale nga japonezja Tsukasa Yoshida, duke mos e shfrytëzuar mundësinë që të luftojë për medalje të artë në këtë turne prestigjioz të xhudos.

Gjakova është dorëzuar përballë aziatikes duke humbur me Ippon.

Nora rrethin e parë të kategorisë 57 kilogramë e kaloi pa luftë, ndërsa në rundin e dytë e mundi xhudisten serbe Marica Perisic.

E në rrethin e tretë ajo e mundi francezen Helene Receveaux për të shkuar në gjysmëfinale, ku u ndal megjithatë.

Por, rrugëtimi i xhudistes pejane nuk merr fund këtu.

Ajo do ta kërkojë medaljen e bronztë në përballjen që do ta ketë me portugezen Telma Monteiro. /Gazeta Express/