Nora Gjakova: Kjo medalje është për gjithë popullin e Kosovës - Gazeta Express
string(60) "nora-gjakova-kjo-medalje-eshte-per-gjithe-popullin-e-kosoves"

Sporte tjera

Gazeta Express

02/08/2021 21:22

Nora Gjakova: Kjo medalje është për gjithë popullin e Kosovës

Sporte tjera

Gazeta Express

02/08/2021 21:22

Ekipi olimpik i xhudos tashmë ka ateruar në Aeroportin “Adem Jashari”. Dy kampionet olimpike nga Tokyo 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova tashmë kanë shkelur në tokën dardane, shkruan Gazeta Express.

Në konferencën për media, kampionia olimpike Nora Gjakova tha se kjo medalje shkon për gjithë popullin e Kosovës.

Lexo Edhe:

“Është një sukses i jashtëzakonshëm. I kemi tejkalu të gjitha pritshmëritë. Dua ta falenderoj trajnerin Driton Kuka. Falënderoj familjen që gjithmonë na kanë përkrah, si mu si Akilin. Faleminderit popullit të Kosovës. Kjo medalje eshte per gjithe popullin e Kosoves” – u shpreh ajo.

Ata u pritën me një ceremoni shtetërore në Aeroportin “Adem Jashari” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet do të organizohet një festë në të cilën qeveria bën thirrje që të merret pjesë.