“Noizy është reperi më i pasur në Shqipëri, ai është ‘on top’” - Gazeta Express
string(57) "noizy-eshte-reperi-me-i-pasur-ne-shqiperi-ai-eshte-on-top"

Yjet

Gazeta Express

13/10/2025 18:48

 “Noizy është reperi më i pasur në Shqipëri, ai është ‘on top’”

Yjet

Gazeta Express

13/10/2025 18:48

Rea Shena, menaxhere e njohur artistësh dhe rekrutuese talentesh, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur për prapaskenat e showbizit shqiptar dhe krahasimin e tij me atë ndërkombëtar.

E pyetur se kush është personazhi më i pasur në skenën muzikore shqiptare, Shena u shpreh se Noizy është padyshim një nga reperët që kryeson.

“Mendoj se Noizy është një nga reperët që është ‘on top’. Jo vetëm për muzikën dhe lifestyle-in që bën, por edhe për lidhjet q

Rea Shena/Instagram

Shena theksoi se ndryshe nga vendet e tjera, ku revista prestigjioze si Forbes publikojnë çdo vit pasurinë e figurave të njohura të artit dhe biznesit, në Shqipëri një gjë e tillë mungon.

“Ne nuk kemi një Forbes të mirëfilltë, nuk e kemi as për bizneset dhe jo më për showbizin. Nuk kemi një ekip që të merret pikërisht me këtë gjë. Por mendoj se duhet të kemi, që dhe njerëzit të mos aludojnë se sa kanë”, shtoi ajo.

Sipas menaxheres, pasuria e Noizyt nuk është produkt i rastësisë, por i një pune të gjatë dhe këmbëngulëse.

“Pasuria e tij vjen nga një punë shumë e palodhshme. Është e vështirë që t’i përkushtohesh artit apo sportit, është ndoshta një nga sakrificat më të mëdha që njeriu mund të bëjë. Pastaj puna e tregon vetë”, u shpreh Shena.

Rea Shena vlerësoi gjithashtu faktin se Noizy, përveçse ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Shqipëri, ka arritur të krijojë lidhje të forta ndërkombëtare, duke e pozicionuar si një nga artistët shqiptarë më me ndikim në tregun rajonal dhe më gjerë. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement