Njëra nga gratë naftëtare dërgohet në spital rëndë, vetëm nëse do të ketë paga, ato pranojnë të negociojnë me Ramën - Gazeta Express
string(113) "njera-nga-grate-naftetare-dergohet-ne-spital-rende-vetem-nese-do-te-kete-paga-ato-pranojne-te-negociojne-me-ramen"

Gazeta Express

20/10/2020 10:29

Njëra nga gratë naftëtare dërgohet në spital rëndë, vetëm nëse do të ketë paga, ato pranojnë të negociojnë me Ramën

Gazeta Express

20/10/2020 10:29

Gjendja e naftëtareve nuk është e mirë. Në ditën e 6-të të grevës, pasi ato zëvendësuan burrat, njëra prej tyre është dërguar në spital.

Grevistet paralajmërojnë se nëse ato nuk do të vazhdojnë dot do të zëvendësohen nga fëmijët.

Lexo Edhe:

Po ashtu ato thonë se kërkesa nga kryeministri Edi Rama për të negociuar do të realizohet vetëm në rast se do të ketë paga.

‘’Jemi brenda ligjit dhe veprojmë në formën më demokratike që ekziston. Shoqet na përfaqësojnë të gjithave, ju ka ikur zëri, s’kanë më fuqi. Kërkesa nga kryeministri për të negociuar bëhet vetëm nëse jep pagat. Nëse s’do mundemi më të vazhdojmë grevën, atëhere do fusim fëmijët këtu. Më mirë të rri këtu se po dola më kap borxhliu’’- tha naftëtarja.

Një prej mjekeve që po mbikqyr grevistet, Majlinda Resuli deklaron për mediat se gratë duhet të dalin nga greva ose të përgjysmohen pasi po rrijnë të gjitha në një dhumë në kushtet e COVID-19.

Ajo raporton se 2 prej grave kanë tension të lartë teksa përgjithësisht të gjitha janë në gjendje të rënduar shëndetësore.