Gati një vit pas ndarjes së parakohshme nga jeta të këngëtarit të njohur Liam Payne, emri i tij vazhdon të mbetet simbol i mirësisë dhe solidaritetit.
Familja e ish-anëtarit të “One Direction”, i cili ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare më 16 tetor 2024 në Buenos Aires, ka arritur të mbledhë një shumë të konsiderueshme për bamirësi.
Nëpërmjet një fushate donacionesh të nisur që gjatë funeralit të artistit, ku të afërmit bënë thirrje që miqtë dhe fansat ta nderonin kujtimin e tij me kontribute humanitare, janë mbledhur rreth 290 mijë euro.
Shuma do të përdoret për ndërtimin e një njësie të re të specializuar në trajtimin e kancerit për fëmijët pranë spitalit pediatrik prestigjioz “Great Ormond Street Hospital” në Londër.
Edhe pse faqja zyrtare e platformës “JustGiving” pasqyron rreth 39,400 euro, burime pranë organizatorëve kanë konfirmuar se shuma totale e mbledhur falë dhurimeve ka arritur gati 290 mijë euro.
Liz Tait, drejtoreshë për mbledhjen e fondeve në spital, e përshëndeti këtë akt bamirësie:
“Bujaria e treguar në kujtim të Liamit do të lërë një gjurmë të qëndrueshme. Çdo kontribut na afron më shumë drejt synimit për t’u bërë një qendër botërore për trajtimin e kancerit tek fëmijët.”
Payne, i cili gjatë jetës së tij ishte angazhuar në shumë kauza humanitare, mbetet i njohur për veprat e tij bamirëse. Në një rast, ai kishte dhuruar mbi 11 mijë euro brenda një nate për fëmijët e prekur nga sëmundjet e rënda.
Sot, trashëgimia e tij po vijon të shpëtojë jetë dhe të japë shpresë për mijëra fëmijë që luftojnë çdo ditë me kancerin. /GazetaExpress/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...