Një vatër e zjarrit po përhapet në malin Sharr - Gazeta Express
string(45) "nje-vaer-e-zjarrit-po-perhapet-ne-malin-sharr"

Një vatër e zjarrit po përhapet në malin Sharr

Gazeta Express

18/02/2020 18:31

Para pak çastesh është përhapur zjarr malësinë e Sharrit, në territorin e komunës së Bogovinës.

Ky është zjarri i dytë që po përhapet pasditen e sotme.

Lexo Edhe:

Nga NJTKZ e Tetovës për Alsat janë shprehur se zjarri i përhapur ka kapluar një sipërfaqe mbi 4 000 metra katror, por shkaku i terrenit të pa arritshëm, njësia kundër zjarrit në Tetovë e ka të pamundur të intervenojë.

Sipas informatave të para, në vend ngjarje kanë dale ekipe edhe të policisë dhe të komunës së Bogovinës, ndërsa po bisedohet për zjarr-vënie të qëllimshme.

Pritet që orëve në vazhdim të intervenohet për shuarjen e tij me avionët për shuarje të zjarrit, me qëllim të parandalimit të ndonjë katastrofe më të madhe.