Një tjetër risi nga Spitali Amerikan 2 në Kosovë - Gazeta Express
string(48) "nje-tjeter-risi-nga-spitali-amerikan-2-ne-kosove"

Një tjetër risi nga Spitali Amerikan 2 në Kosovë

Shneta

Gazeta Express

20/03/2024 19:28

Ka hapur dyert Mjekësia Nukleare e cila ofron një sërë shërbimesh të rëndësishme në diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve të ndryshme, njëra prej tyre është Scintigrafia.

Scintigrafia është një metodë diagnostike në Mjekësinë Nukleare që krijon imazhe të organeve dhe indeve të brendshme të trupit duke përdorur rreze gama të dërguara nga izotopet radioaktive. Kjo teknikë përfshin administrimin e një substancës radioaktive të lidhur me një komponent të caktuar në trup, e cila dërgon rreze gama që njihen nga një kamera speciale e quajtur kamera gama për të krijuar një imazh të shpërndarjes së substancës radioaktive në trup.

Lexo Edhe:

Scintigrafia ka shumë përdorime në diagnostikën e sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë skintigrafinë e kockave në onkologji dhe skintigrafinë kardiake në studimin e iskemisë miokardike.

Pas scintigrafisë kockore dhe zemrës, mund të bëhen edhe ekzaminime të veshkave, mushkërive, sistemit gastrointestinal, hepatobiliar, gjakderdhjeve në traktin gastrointestinal dhe sistemit limfatik. Kjo metodë është minimale invasive dhe e sigurt për pacientët.

Përgatitja për një scintigrafi varet nga lloji i ekzaminimit dhe gjendja mjekësore e pacientit. Procedura përfshin informimin e profesionistëve të shëndetit për alergjitë, medikamentet e përdorura, pirjen e lëngjeve, dhe shmangien e kafeinës, nikotinës dhe ushtrimeve të rënda.

Scintigrafia kryhet nga një ekip i kualifikuar i specialistëve në mjekësinë nukleare dhe është e njohur për sigurinë dhe efikasitetin e saj në diagnostikën e sëmundjeve të ndryshme.

Në Mjekësinë Nukleare ofrojmë dy dhoma për aplikimin e radiojodit 131 tek karcinomat e tiroideve, për herë të parë në një institucion spitalor në Kosovë.

Gjithashtu do të ofrojmë edhe terapi me radionukleide, si target terapi me lutetium (Lu177) PSMA dhe lutetium 177 DOTATATE. Kjo terapi do të aplikohet për herë të parë në rajon.

Pra, në kuadër të Mjekësisë Nukleare do të ofrohen:

– Sherbimi me gama kamer

– Sherbimi me PET/CT

– Sherbimi me terapi me radionukleide

Për të lënë terminin tuaj kontaktoni në:

048 / 60 50 69

038 / 60 50 70 

046 / 60 50 70

Adresa:

Mjekësia Nukleare

Magjistralja Prishtine-Shkup, Km i 7-te, Preoc, Graçanicë pranë Spitalit Amerikan 2.

Spitali Amerikan! Përqafoje Jetën!