Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran tregoi në një intervistë për Euronews Albania se Irani kishte informacione para se të ndodhte sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj uraniumi është transportuar në vend të sigurt përpara sulmit.
Kërcënimi i liderit të Iranit për pasoja të përjetshme pas sulmit të SHBA, sipas tij lidhet ndoshta me vendimin për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, që do të sillte një kolaps ekonomik në Evropë dhe ndoshta një luftë të tretë botërore.
“Në Iran thuhet që para se të sulmonin amerikanët dhe izraelitët çdo gjë është larguar, uraniumi i pasuruar është larguar në vend të sigurt. Banorët pranë bazës Fordow thonë që nuk kanë dëgjuar asnjë lloj zhurmë ndaj nuk është e sigurt si ka ndodhur kjo ngjarje. Është e sigurt që SHBA ka shkelur territorin e Iranit dhe ka sulmuar, por a e ka bërë këtë për t’i mbyllur gojën Izraeli që ne ndërhymë, ndoshta bëhet për arsye që të mbyllet lufta dhe të çelet një dritare për paqen. Irani e cilëson shkelje të sovranitetit dhe kërcënon se lufta do përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme duke goditur bazat amerikane. Kërcënimi i liderit të Iranit për pasoja të përjetshme… ndoshta nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit do të ketë një ndikim të madh në Evropë, do rritet çmimi i naftës, do ketë trazira të mëdha në lindjen e mesme, kolaps total dhe mundësi për një luftë të tretë botërore”, tha ai.