Një punëtore e një çerdheje në Fushë Kosovë dyshohet se është infektuar me COVID-19 - Gazeta Express
string(83) "nje-punetore-i-nje-cerdheje-ne-fushe-kosove-dyshohet-se-eshte-infektuar-me-covid-19"

Një punëtore e një çerdheje në Fushë Kosovë dyshohet se është infektuar me COVID-19

Gazeta Express

02/06/2020 12:24

Një punëtore e një çerdhe në Fushë Kosovë, dyshohet se është prekur me COVID-19, pasi kishte pasur kontakt me një person nga Vushtrria i cili tashmë ka rezultuar pozitiv.

Në një njoftim nga Komuna e Fushë Kosovës thuhet se çerdhja “Gëzimi Ynë”, për këtë arsye nuk do të rihapet edhe për në kohë.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të komunës së Fushë-Kosovës:

Institucioni Edukativ, Arsimor, Parashkollor “Gëzimi Ynë” nuk do të hapet edhe për një kohë edhe pse është i gatshëm për të ofruar shërbim.

Arsyeja e moshapjes është një rast i dyshimtë kontakti i një punëtore në këtë institucion, me familjarët e të infektuarve nga komuna e Vushtrrisë.

Në momentin kur të krijohen rrethanat dhe të sqarohet ky rast atëherë do të merret edhe vendimi për hapjen e IEAP “Gëzimi Ynë”

Faleminderit për mirëkuptim!