Shqiprim Taipi është futbollisti më i ri i Gjilanit.
Klubi gjilanas prezantoi sonte zyrtarisht mesfushorin nga Bujanoci, shkruan Gazeta Express.
Detaje të marrëveshjes nuk u bënë të ditura.
Taipi së fundi ishte pjesë e skuadrës nga Kazakistani, Kaspiy Aktau.
Ai është i njohur në futbollin tonë, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Prishtinës.
27-vjeçari ka bërë karrierë edhe te Shkëndija, Shkupi, Skënderbeu dhe Kukësi.
/Gazeta Express/