Një person ia dha 135 euro ryshfet inspektorit të ATK'së që t'ia lehtësojë procedurat për lirimin e mallit, kërkohet paraburgim për ta - Gazeta Express
string(131) "nje-person-ia-dha-135-euro-ryshfet-inspektorit-te-atkse-qe-tia-lehtesoje-procedurat-per-lirimin-e-mallit-kerkohet-paraburgim-per-ta"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 16:22

Një person ia dha 135 euro ryshfet inspektorit të ATK’së që t’ia lehtësojë procedurat për lirimin e mallit, kërkohet paraburgim për ta

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 16:22

Prokuroria në Mitrovicë ka njoftuar se kanë kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj inspektorit të ATK’së dhe një personi tjetër për dhënie dhe marrje të ryshfetit.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin Q.M., inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicë, pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit“ nga neni 421 paragrafi 1 të KPRK, dhe për S.S., nga Novi Pazari, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ryshfetit“ nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”

Lexo Edhe:

Inspektori i ATK’së në Mitrovicë, Q.M. dyshohet se “më 24 prill në parkingun e Terminalit Doganor në Mitrovicë, si person zyrtar në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar shumën e të hollave prej 135 euro, në mënyrë që të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare”.

Ndërsa, i dyshuari tjetër, S.S. “dyshohet se me qëllim të lehtësimit të procedurave për lirimin e mallit, i jep dhuratë personit zyrtar shumën prej 135 euro, e gjithë kjo me qëllimin që i njëjti të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare”.

Prokuroria ka njoftuar se seanca dëgjimore do të mbahet të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.