Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet se ka rënë nga një shtyllë elektrike në Klinë.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova, tha se fillimisht janë njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Klinë për një person të lënduar.
“Sot rreth orës 13:40, Policia është njoftuar nga QKMF-Klinë se një person është i lënduar. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Rugova tha se në vendin e ngjarjes është kuptuar se personi i lënduar ka rënë nga një shtyllë elektrike.
“Atje është kuptuar se personi i lënduar ka rënë nga shtylla elektrike”, ka thënë ai.
Rugova bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.