Egjiptit i ndalohet hyrja në qytetin e SHBA-së pas fitores ndaj Zelandës së Re, zbulohet arsyeja - Gazeta Express
string(96) "egjiptit-i-ndalohet-hyrja-ne-5qytetin-e-shba-se-pas-fitores-ndaj-zelandes-se-re-zbulohet-arsyeja"

Futboll

Gazeta Express

22/06/2026 18:20

Egjiptit i ndalohet hyrja në qytetin e SHBA-së pas fitores ndaj Zelandës së Re, zbulohet arsyeja

Futboll

Gazeta Express

22/06/2026 18:20

Mohamed Salah dhe shokët e tij të kombëtares së Egjiptit janë përballur me një situatë të pazakontë pas fitores historike në Kupën e Botës, pasi iu është mohuar hyrja në një qytet pritës të turneut vetëm disa orë pas triumfit.

Egjipti mposhti Zelandën e Re me rezultatin 3-1 në Vankuver më 22 qershor, me golat e Mostafa Ziko, Salah dhe Mahmoud Trezeguet që përmbysën golin e hershëm të Finn Surman.

Kjo fitore ishte e para në historinë e Egjiptit në Kupën e Botës, duke e çuar ekipin afrikano-verior në krye të Grupit G, pasi më parë kishin barazuar 1-1 me Belgjikën.

Pamje të Salah dhe lojtarëve të tjerë duke festuar me tifozët egjiptianë në rrugët e qytetit kanadez u shpërndanë pas ndeshjes, por planet e tyre pas ndeshjes u komplikuan shpejt.

Skuadra kishte planifikuar të udhëtonte direkt nga Vankuveri drejt Seattle pas fitores.

Megjithatë, kërkesa e tyre u refuzua nga autoritetet e sigurisë lokale, duke i detyruar të ktheheshin në bazën e tyre të stërvitjes në Spokane, Washington.

Në një deklaratë të federatës egjiptiane të futbollit, trajneri i kombëtares Hossam Hassan tha: “Autoritetet e sigurisë refuzuan kërkesën e ekipit për të qëndruar në qytetin e Seattle-it siç ishte planifikuar pas ndeshjes me Zelandën e Re, dhe për këtë arsye delegacioni do të kthehet në Spokane”>

Ai shtoi se ekipi kishte dashur të shmangte lodhjen nga udhëtimet e shumta përpara ndeshjes së ardhshme ndaj Iran më 27 qershor, e cila do të luhet në Seattle.

Në vend të kësaj, Egjipti mund të detyrohet të bëjë një fluturim rreth një orë e 20 minuta nga Spokane drejt Seattle për ndeshjen.

Ndërkohë, edhe Irani është përballur me probleme udhëtimi, pasi është detyruar të stërvitet në Tijuana të Meksikës, pavarësisht se të gjitha ndeshjet e grupit i luan në SHBA.

Pas barazimit 0-0 ndaj Belgjikës, skuadra u kthye menjëherë në bazën e saj të stërvitjes, ndërsa trajneri Ardeshir Ghalenoei kritikoi organizimin e udhëtimeve, duke thënë se ekipi kishte shumë pak kohë për përgatitje.

Ai deklaroi se skuadra kishte vetëm 16 orë për stërvitje dhe përgatitje para ndeshjes, duke shprehur pakënaqësi për planifikimin.

Egjipti aktualisht kryeson Grupin G me 4 pikë, ndërsa Irani dhe Belgjika kanë nga 2 pikë, dhe Zelanda e Re ka 1 pikë.

Një barazim mund të jetë i mjaftueshëm për Egjiptin për t’u kualifikuar në raundin e 32-shes, ndërsa një fitore do t’ia siguronte kalimin në fazën tjetër./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement