Inter Miami mund të detyrohet të pagujë 750 mijë paund për Casemiron, edhe pse ai është i lirë - Gazeta Express
string(93) "inter-miami-mund-te-detyrohet-te-paguje-750-mije-paund-per-casemiron-edhe-pse-ai-eshte-i-lire"

Futboll

Gazeta Express

22/06/2026 18:42

Inter Miami mund të detyrohet të pagujë 750 mijë paund për Casemiron, edhe pse ai është i lirë

Futboll

Gazeta Express

22/06/2026 18:42

Inter Miami raportohet se mund të detyrohet të paguajë rreth 750,000 paund për LA Galaxy, ndërsa po finalizon transferimin e Casemiros.

Casemiro pritet t’i bashkohet klubit nga Florida sapo t’i përfundojë kontrata me Manchester Unitedin në fund të këtij muaji, por duket se marrëveshja nuk do të jetë plotësisht “falas”.

Sipas raportimeve, Inter Miami duhet të paguajë një shumë kompensimi prej rreth 750,000 paund te LA Galaxy për shkak të të drejtave të “discovery rights” në MLS.

Në MLS, çdo klub mund të vendosë deri në pesë lojtarë në listën e tij të “discovery”, duke i dhënë të drejtën ekskluzive për të negociuar me ta brenda rregullave të ligës.

LA Galaxy i ka këto të drejta për Casemiron, gjë që i jep përparësi në bisedime.

Sipas raportimeve, mesfushori brazilian kishte pasur më herët kontakte edhe me LA Galaxy, të cilët u përpoqën ta bindnin për një transferim.

Megjithatë, një vizitë e tij për të parë familjen në Miami duket se ka ndryshuar vendimin, duke e çuar drejt Inter Miamit si lojtar i lirë në afatin veror të transferimeve.

Procesi i “discovery rights” në MLS është shpesh i diskutueshëm, por përdoret rregullisht në ligë.

Një shembull i ngjashëm ishte kur Marco Reus u transferua te LA Galaxy në vitin 2024, ku klubi pagoi kompensim për Charlotten.

Sipas rregullave zyrtare të MLS:

  • klubet mund të vendosin deri në 5 lojtarë në listën e tyre të “discovery”
  • klubi që e vendos i pari ka prioritet për negociata
  • klubet e tjera mund të ofrojnë para për të marrë të drejtat e lojtarit
  • klubi me prioritet mund ta pranojë ose refuzojë ofertën dhe të vazhdojë negociatat

Kjo do të thotë se, edhe pse një lojtar mund të jetë “agjent i lirë” në kuptimin klasik, brenda MLS ai mund të gjenerojë ende tarifa kompensimi për shkak të sistemit të brendshëm të ligës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement