Një nga faqet më të mëdha të shkarkimit të lojërave pirate po mbyllet - Gazeta Express
string(69) "nje-nga-faqet-me-te-medha-te-shkarkimit-te-lojerave-pirate-po-mbyllet"

AutoTech

Gazeta Express

21/03/2024 22:54

Një nga faqet më të mëdha të shkarkimit të lojërave pirate po mbyllet

AutoTech

Gazeta Express

21/03/2024 22:54

Ata që lundrojnë shpesh në detin dixhital nën flamurin e zi, duhet të kenë hasur në GOG-Games, një nga faqet më të mëdha për shkarkime të lojërave pirate.

Megjithatë, kjo faqe nuk do të jetë e disponueshme për publikun për një kohë të gjatë, pasi pronarët e sajtit kanë njoftuar se që nga data 23 mars 2024, ajo nuk do të jetë më e aksesueshme.

Lexo Edhe:

Një mesazh me përmbajtjen e mëposhtme u shfaq në faqe:

“Përshëndetje te gjithëve. Pas shumë shqyrtimeve, GOG-Games.to së shpejti do të bëhet private. Ky mesazh do të qëndrojë aktiv për rreth 12 orë, pas së cilës faqja do të kthehet në normalitet. Më në fund, më 23 mars, faqja do të bëhet private. Faleminderit që e lexuat këtë.”

Mos lejoni që emri t’ju mashtrojë, GOG-Games nuk është njësoj si GOG (një sit plotësisht legal i shpërndarjes së lojërave në pronësi të CD Projekt), por më tepër një version i piratuar i asaj platforme. Në fakt, GOG-Games është një nga destinacionet më të mëdha të internetit për shkarkimin e lojërave “të plasaritura”, të cilën shumë piratë e konsiderojnë si një nga zgjidhjet më të sigurta.

Nuk dihen arsyet e këtij vendimi dhe as çfarë do të thotë saktësisht se faqja do të bëhet “private”. Megjithatë, supozohet se pronarët do të lejojnë qasje vetëm tek donatorët në të ardhmen, por mbetet të shihet nëse kjo do të ndodhë realisht.

Të thuash që ky muaj nuk ka qenë i mirë për fansat e përmbajtjeve të paligjshme është një nënvlerësim. Për të kujtuar, pasi Nintendo arriti të mbyllte emulatorët Yuzu dhe Citra, disa zhvillues gjithashtu iu nënshtruan presionit dhe mbyllën paraprakisht zgjidhjet e tyre për të luajtur lojëra retro në kompjuterë dhe telefona.