Një mysliman rrëzoi terroristin në urën e Londrës sa ishte në pauzë, pastaj u kthye në punë - Gazeta Express
string(90) "nje-mysliman-rrezoi-terroristin-ne-uren-e-londres-sa-ishte-ne-pauze-pastaj-u-kthye-ne-pune"

Gazeta Express

01/12/2019 20:31

Një mysliman rrëzoi terroristin në urën e Londrës sa ishte në pauzë, pastaj u kthye në punë

Gazeta Express

01/12/2019 20:31

Një kuzhinier rrezikoi jetën e tij për të ndaluar terroristin në urën e Londrës i cili po sulmonte njerëzit me thikë. Këtë ai e bëri pasi kishte dalur për pauzë nga puna e tij dhe pastaj u kthye dhe vazhdoi detyrat e tij në mënyrë rutinore.

Një kuzhinier ka marrë lëvdata të mëdha pasi ndihmoi që të ndalonte terroristin Usman Khan, gjatë kohës që ai ishte në pauzë, raporton Mirror, transmeton Gazeta Express.

Personi në fjalë, që dha vetëm emrin e tij, Mohammed, për medie, qëndroi i qetë dhe u kthye që të lante enët pasi kishte ndaluar terroristin së bashku me kalimtarë të tjerë.

Ai është intervistuar më pas nga policia, të cilët kishin arritur shumë shpejt në skenën e krimit dhe kishin qëlluar terroristin.

Shefi i Mohamedit tha për medie se e kishte marrë vesh për atë që ka bërë punëtori i tij.

“Ai ishte aty. Ai e rrëzoi terroristin”, tha ai.

“Ai ishte në pauzë dhe u kthye pastaj. Nuk tha asgjë. Iu kthye punës dhe lau enët”

Incidenti që ndodhi në urën e Londrës la 2 të vdekur dhe tre të tjerë të lënduar. ISIS ka marrë përgjegjësi për sulmin. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement