Një i vrarë dhe një e plagosur nga gjuajtja me armë në Prishtinë, Policia në kërkim të autorëve - Gazeta Express
string(94) "nje-i-vrare-dhe-nje-e-plagosur-nga-gjuajtja-me-arme-ne-prishtine-policia-ne-kerkim-te-autoreve"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2024 23:00

Një i vrarë dhe një e plagosur nga gjuajtja me armë në Prishtinë, Policia në kërkim të autorëve

Lajme

Gazeta Express

26/03/2024 23:00

Sonte në Prishtinë është vrarë një person, gjuajtja me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada”. Nga të shtënat me armë zjarri është plagosur edhe një person i gjinisë femrore. E plagosura është dërguar për mjekim në QKUK.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Express se po punohet me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo Edhe:

Konfirmimi i plotë i Borovcit:

Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku  fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë.

Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.