Një 52-vjeçar nga Istogu vdes në QKUK, ishte i infektuar me COVID -19 - Gazeta Express
string(69) "nje-52-vjecar-nga-istogu-vdes-nee-qkuk-ishte-i-infektuar-me-covid-191"

Gazeta Express

25/06/2020 17:41

Një 52-vjeçar nga Istogu vdes në QKUK, ishte i infektuar me COVID -19

Gazeta Express

25/06/2020 17:41

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka vdekur një 52-vjeçar nga Istogu, si pasojë e infektimit me COVID-19

“Nga Njësia Intensive e Mjekimit në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK është bërë e ditur se sot, me datë 25.06.2020 në orët e pasdites ka vdekur pacienti me inicialet Sh.Sh, viti i lindjes 1968 nga komuna e Istogut. I njëjti ishte pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive. (NjIQMS) me datë 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSh’së.

Lexo Edhe:

Kjo është vdekja e 41-të e shënuar në Kosovë e pacientëve të diagnostikuar me Covid-19, prej të cilëve shumica kanë pasur edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese.