Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullim të Ligjit për Paga, raporton Gazeta Express.
Përmes Facebook-ut, Nitaj ka shkruar se me pezullimin e këtij ligji, dikush po tenton ta bëjë rrëmujë situatën.
“E paskan pezullu Ligjin e Pagave deri ne mars! Krejt po me duket se dikush po dojka me e ba llugë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta pezullojë deri më 30 mars të vitit 2020 zbatimin e Ligjit për Paga. /Express/