Nisin homazhet për producenten, Vjosa Berisha - Gazeta Express
string(44) "nisin-homazhet-per-producenten-vjosa-berisha"

TV/Film

Gazeta Express

30/06/2022 14:52

Nisin homazhet për producenten, Vjosa Berisha

TV/Film

Gazeta Express

30/06/2022 14:52

Në nderim të jetës dhe veprës së producentes së njohur shqiptare, Vjosa Berisha, në Teatrin Kombëtar të Kosovës nga ora 14:00 kanë nisur të bëhen homazhe.

Miq, familjarë, e figura të shumta janë parë duke bërë homazhe brenda hollit të TKK-së.

Për të nderuar veprimtarinë e 49-vjeçares i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Të tjerë figura publike ishin edhe: Agim Ademi, Melihate Temkolli, Eliza Hoxha, Abelard Tahiri e Mimoza Kusari – Lila.

Pas homazheve, po ashtu në Teatër për të ndjerën do të mbahet edhe një mbledhje komemorative.

Producentja, e cila u nda nga jeta javën e kaluar, do të varroset ditën e sotme (e enjte) në varrezat e Prishtinës (Arbëri).

Ajo prej më shumë se një vit ishte diagnostikuar me kancer në vezore dhe së fundmi po trajtohej në një spital në Londër. /Telegrafi/

Fotografitë: Telegrafi