Nis takimi Kurti - Vuçiq - Gazeta Express
string(24) "nis-takimi-kurti-vuciq-2"

Nis takimi Kurti – Vuçiq

Lajme

Gazeta Express

18/03/2023 15:28

Ka nisur takimi mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Pas takimeve biletarale me ndërmjetësuesit, raportohet se tani janë takuar Kurti dhe Vuçiq.

Lexo Edhe:

Takimet e para sot kanë nisur pas orë 10 të mëngjesit dhe nuk ka ndonjë orë se kur mbarojnë.

Zëdhënesi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, u ka thënë gazetarëve se para tyre do të flasë vetëm Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, kur takimet të përfundojnë.

Sipas Stanos, negociatave të sotme mund t’u vijë fundit “vonë pasdite, ose në mbërmje.

Në Ohër po qëndron edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar, në cilësinë “e vëzhguesit”, i cili dje ishte në Prishtinë.

Kryeministri Kurti, para se të arrinte për takim me ndëmjetësuesit evropianë, e ka takuar Presidentin dhe Kryeministrin e Maqedonisë Veriore dhe liderin e partisë shqiptare BDI, Ali Ahmetin. Në Ohër ka biseduar edhe me Escobarin.

Kurti u ka thënë gazetarëve në Ohër se ai sot bisedon për planin e zbatimit të propozimit evropian, të cilin tashmë e ka pranuar. /Express/