Detajet e fundit nga Ohri: Takimi mund të përfundojë pasdite ose në mbrëmje - Gazeta Express
string(74) "detajet-e-fundit-nga-ohri-takimi-mund-te-perfundoje-pasdite-ose-ne-mbremje"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2023 15:01

Detajet e fundit nga Ohri: Takimi mund të përfundojë pasdite ose në mbrëmje

Lajme

Gazeta Express

18/03/2023 15:01

Zëdhënësi për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropain, Peter Stano, ka folur para gazetarëve që prej disa orësh po presin në Ohër përfundimin e takimeve mes ndëmjeteësuesve evropianë me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Stano ka thënë se, sic është paraparë, konferencën me gazetarë pas takimeve do ta mbajë Kryediplomati evropian, Josep Borrell. Por, zëdhënësi thotë se nuk dihet se kur do të përfundojnë diskutimet.

Lexo Edhe:

“Në fund takimit, do të vijë këtu. Nuk e dimë kohën, nuk e dimë sa zgjasin takimet, por do t’ju informojmë”, u ka thënë Stano gazetarëve të shumtë që po qëndrojnë në Ohër, raporton Gazeta Express.

Sipas Stanos, fundi i negociatave të sotme mund të jetë “dikur vonë pasdite, ose në mbrëmje”.

No description available.
Fotografia: Alban Brashori/T7

Takimet e para kanë nisur në orën 10:30.

Fillimisht Borrell dhe emisari i posacëm për dialog, Miroslav Lajcak kanë folur me Presidentin serb, e më pas me Kryeministrin Kurti. Është paralajmëruar që më vonë të ketë një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Në Ohër po qëndron edhe emisari special amerikan, Gabriel Escobar, në cilësinë e vëzhguesit të procesit. /Express/