Nis takimi i radhës mes VV'së dhe LDK'së për koalicionin - Gazeta Express
string(54) "nis-takimi-i-radhes-mes-vvse-dhe-ldkse-per-koalicionin"

Gazeta Express

14/12/2019 16:11

Nis takimi i radhës mes VV’së dhe LDK’së për koalicionin

Gazeta Express

14/12/2019 16:11

Ka filluar takimi mes krerëve të LDK’së dhe VV’së në Kuvendin e Republikës së Kosovës si përpjekje e radhës për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan Gazeta Express.

Aty kanë arritur kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, bashkë me Agim Veliun, Lutfi Hazirin e Avdullah Hotin.

Lexo Edhe:

Për Vjosa Osmanin ende nuk dihet nëse gjendet brenda në takim, pasi që nuk është parë të futet brenda Kuvendit bashkë me grupin e krerëve të LDK’së.

Ndërkohë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur Albin Kurti e Besnik Bislimi.

Ky takim mes dy partive vjen si vazhdë e përpjekjeve për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje, meqenëse asnjëra prej partive s’ka marrë vota mjaftueshëm për të qeverisur vetëm.

Dy partitë kanë pasur edhe dje një takim, ndërkohë Glauk Konjufca, kishte thënë se ka pasur përafrime prandaj takimet do të vazhdojnë në mënyrë intensive./Express/