Nis ndeshja vendimtare e “Bad News Eagles”, këtu mund ta ndiqni LIVE - Gazeta Express
string(65) "nis-ndeshja-vendimtare-e-bad-news-eagles-ketu-mund-ta-ndiqni-live"

Nis ndeshja vendimtare e “Bad News Eagles”, këtu mund ta ndiqni LIVE

Sport

Gazeta Express

12/05/2022 14:49

Ekipi kosovar – “Bad News Eagles” e kanë nisur ndeshjen vendimtare për kualifikim tutje në turneun më të madh në botë, ‘PGL Major’ i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës.

Ata do të përballen me ekipin ‘mibr’, të cilët radhiten në vendin e 25-të në ranglistën botërore (një vend më lart se ekipi kosovar).

Lexo Edhe:

Ndeshjen mund ta ndiqni LIVE me komentim shqip nga streameri ‘xhocii’ duke klikuar: KËTU – VIDEO

Formati i kësaj ndeshjes është ‘bo3’. “Bad News Eagles” kanë zgjedhur “Ancient”, teksa “mibr” kanë zgjedhur “Nuke” për të luajtur ndeshjen e parë, në rast se rezultati i përgjithshem i dy terreneve të para është (1:1), ata do të luajnë në “Vertigo”.

Ekipit fitues i duhen dy fitore në dy terrene të ndryshme, për ta fituar komplet ndeshjen.

Ndeshja e tyre ishte paraparë të fillojë rreth orës 15:45, por orari ka ndryshuar një orë më herët për shkak të përfundimit më herët të ndeshjes që ishte nga ora 12:00. Por, që u shtye sërish për 10 minuta dhe ata startuan në 14:55./GazetaExpress