Fakte interesante dhe statistika, krejt çka duhet të dini për ndeshjen e sotme të ekipit kosovar "Bad News Eagles" - Gazeta Express
string(111) "fakte-interesante-dhe-statistika-krejt-cka-duhet-te-dini-per-ndeshjen-e-sotme-te-ekipit-kosovar-bad-news-eagles"

Fakte interesante dhe statistika, krejt çka duhet të dini për ndeshjen e sotme të ekipit kosovar “Bad News Eagles”

Sport

Gazeta Express

12/05/2022 12:12

Ekipi kosovar – “Bad News Eagles” për pak orë do të luaj ndeshjen vendimtare për kualifikim tutje në turneun më të madh në botë, ‘PGL Major’ i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës.

BNE do të luaj kundër ekipit brazilian “mibr”, të cilët renditën në vendin e 25-të në ranglistën botërore (një vend më lart se ekipi kosovar). Orari i ndeshjes mund të ndryshoj varësisht nga ndeshja e “Astralis” me “Liquid” e cila zhvillohet me fillim nga ora 12:00, teksa është paraparë që nga 15:45 të startoj ekipi kosovar kundër atij brazilian.

Lexo Edhe:

Disa nga statistikat që gjenden në hltv.org sa i përket map-ave të zhvilluara nga dy skuadrat, ekipi kosovar qëndron më lartë me përqindje të fitoreve në vetëm dy map-a nga shtatë gjithsej.

Në rast se ekipi kosovar arrin të zgjedh “Mirage”, atëherë do të jetë një përparësi e madhe pasi që “mibr” në tre muajt e fundit në ndeshje zyrtare nuk e ka të zhvilluar asnjë ndeshje teksa “BNE” në shtatë ndeshje të luajtura ka pesë fitore. Pak a shumë vlenë edhe për “Ancient”, ku ekipi kosovar ka tetë ndeshje të luajtura në këtë map, gjashtë prej tyre i ka të fituara, teksa ekipi brazilian në këtë map kan tri ndeshje të zhvilluar, dy prej të cilave i ka fituar me rezultat të ngushtë (16:13).

Ekipi brazilian qëndron më mirë në katërt map-at: Dust2 (13 fitore prej 20 ndeshjeve), Nuke (10 fitore prej 13 ndeshjeve), Inferno (9 fitore prej 12 ndeshjeve) dhe Overpass (9 fitore prej 12 ndeshjeve).

“BNE” edhe në ndeshjet të cilat i ka humbur në këtë turne, kundër ekipit rus “forZe” dhe atij të “ENCE”-së kanë bërë paraqitje fantastike. Mbrëmë pas përfundimit të pjesës së parë me rezultat (12:3), ekipi kosovar arriti të fitonte shtatë ndeshje radhazi duke e ngushtuar diferencën në (12:10) e më pas për të barazuar në (13:13), por që nuk arritën ta përfundonin me fitore.

Këto paraqitje kanë bërë që skuadra kosovare të shihet si favorite nëpër kompanitë e basteve.

Shpërndarja e çmimeve për ekipet fituese që arrijnë të kualifikohen në “Legends Stage” është në këtë formë: Nga vendi i 9-të deri tek i 16-të do të fitojnë nga (8,750 dollarë për ekip), nga vendi i pestë deri tek i 8-i do të fitojnë nga (35,000 dollarë për ekip), vendi i tretë do të fitojë (70,000 dollarë), vendi i dytë (150,000 dollarë) ndërsa kampioni do të fitojë (500,000 dollarë)./Express