Nicki Minaj i reagon ashpër fanses pasi kjo e fundit e goditi me një objekt në skenë - Gazeta Express
string(84) "nicki-minaj-i-reagon-ashper-fanses-pasi-kjo-e-fundit-e-goditi-me-nje-objekt-ne-skene"

Nicki Minaj i reagon ashpër fanses pasi kjo e fundit e goditi me një objekt në skenë

Rozë

Gazeta Express

22/04/2024 12:38

Si duket sulmet kundrejt yjeve botërore nuk kanë ndalur dhe së fundmi diçka ngjashëm i ndodhi edhe reperes së njohur amerikane, Nicki Minaj.

Derisa Nicki po performonte në skenë në njërin prej koncerteve të saj, një fanse hodhi diçka drejt artistes.

Lexo Edhe:

Megjithatë, ajo nuk qëndroi indiferente dhe e mori situatën në duart e saj duke ia kthyer menjëherë.

@itsneshaaa #detroit #gagcity #nickiminaj ♬ original sound – Nesha 🩷

Ajo ndaloi performancën dhe e mori gjësendin me të cilin u vu në cak dhe ia hodhi me një ashpërsi fanses në publik.

Pamjet e këtij momenti po bëjnë xhiron në internet.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë me një artiste botërore dhe si duket këto sulme kanë filluar të shpeshtohen.

Një gjë e ngjashme i ndodhi edhe Bebe Rexhës, Cardi B-s si dhe Olivia Rodrigos. /Telegrafi/