Ngritet aktakuzë ndaj shefit të AKK’së që sulmoi fizikisht kolegun e punës - Gazeta Express
string(73) "ngritet-aktakuze-ndaj-shefit-te-akkse-qe-sulmoi-fizikisht-kolegun-e-punes"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 16:46

Ngritet aktakuzë ndaj shefit të AKK’së që sulmoi fizikisht kolegun e punës

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 16:46

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj U.D Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Konkurrencës, Selajdin Beqa, i cili dyshohet se ka sulmuar me grushte kolegun e tij të institucionit, Shemsi Elezin, drejtor në Departamentin e Mbikëqyrjes së Tregut në Autoritetin e Konkurrencës.

Insajderi ka siguruar aktakuzën e plotë në të cilën thuhet se i pandehuri ka kryer veprën penale “Lëndim i Lehtë Trupor”.

Lexo Edhe:

Sipas aktakuzës, Selajdin Beqa kishte sulmuar fizikisht duke e goditur nga mbrapa në kokë të dëmtuarin, Shemsi Elezi.

“I pandehuri me dashje që të i shkaktoj lëndim trupor personit tjetër tani të dëmtuarit Shemsi Elezi I njëjti e kishte sulmuar me atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake derisa i dëmtuari kishte dalur në korridor tek fotokopja I pandehur duke i zënë në befasi të dëmtuarin nga mbrapa fillon ta sulmoj me shqelma dhe duar në pjesë të ndryshme të trupit duke e rrëzuar në tokë”, thuhet në aktakuzën që ka siguruar Insajderi.

Më 29 nëntor 2023, i dëmtuari, Shemsi Elezi ishte sulmuar në vendin e punës. Elezi në kohën kur kishte ndodhur rasti ishte deklaruar për Gazetën Insajderi se si ishte sulmuar fizikisht në vendin e punës.

“Më ka sulmu prapa shpine, jam kanë në korridor, kam pas me shku me marr një letër, ai ka dalë prej zyrës edhe më ka sulmu në kry, më ka ra tri-katër herë në trup, por në kry mas shumti. Më ka sulmu me boksa, me duar, goditjet janë kanë shumë të forta, mbrapa shpinës, pa paralajmërim“, është cituar të ketë thënë Elezi për gazetën Insajderi. /Insajderi/