‘Ngërç’ në bisedimet e kontratës së re mes Realit dhe Viniciusit - Gazeta Express
string(62) "ngerc-ne-bisedimet-e-kontrates-se-re-mes-realit-dhe-viniciusit"

Futboll

Gazeta Express

24/04/2026 18:00

‘Ngërç’ në bisedimet e kontratës së re mes Realit dhe Viniciusit

Futboll

Gazeta Express

24/04/2026 18:00

Real Madridi dhe Vinicius Juniori vazhdojnë të shprehin publikisht dëshirën që braziliani të qëndrojë në klub për një kohë të gjatë, por ai tashmë është vetëm 13 muaj larg mundësisë për t’u larguar falas nga “Bernabéu”.

Pavarësisht raportimeve për një kontratë të re, këto janë hedhur poshtë nga disa raportime të reja në Spanjë, shkruan “Gazeta Express”.

Viniciusi ka qenë në një ‘ngërç’ me klubin për rinovimin prej rreth 18 muajsh, pasi agjentët e tij kërkojnë që ai të paguhet në të njëjtin nivel me Kylian Mbappen.

U raportua nga “Sky Sport Germany” se ekziston një marrëveshje në parim për kontratën e re, ku Viniciusi do të qëndronte në klub, por me një pagë më të ulët se Mbappe.

Megjithatë, kjo është mohuar në Spanjë.

Gazetari Ramon Alvarez de Mon ka deklaruar se ende ekziston një ‘distancë’ mes palëve në aspektin financiar, edhe pse të dyja duan marrëveshjen.

Kjo përforcohet edhe nga “Cadena SER”, që raporton se negociatat janë ende të bllokuara, siç kanë qenë prej kohësh.

Viniciusi dëshiron të qëndrojë, por si një nga liderët e ekipit, ai beson se duhet të vlerësohet më shumë financiarisht.

Në të kaluarën, trajneri Alvaro Arbeloa ka shprehur dëshirën që ai të qëndrojë gjatë në klub, megjithëse ka pranuar se nuk është i informuar për detajet e negociatave.

Nga ana e tij, 25-vjeçari ka thënë se do ta rinovojë kontratën, por “në kohën e duhur”.

Sido që të jetë, koha po kalon dhe Real Madridi po gjendet në një pozicion gjithnjë e më të dobët negociues./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement