Osmani pas vizitës te familja e Afrim Bunjakut: I vizitova me dhimbje por edhe me krenari të thellë - Gazeta Express
string(98) "osmani-pas-vizites-te-familja-e-afrim-bunjakut-i-vizitova-me-dhimbje-por-edhe-me-krenari-te-thelle"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 19:09

Osmani pas vizitës te familja e Afrim Bunjakut: I vizitova me dhimbje por edhe me krenari të thellë

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 19:09

Ish-presidentja Vjosa Osmani, sot ka vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku, pas dënimit të tre terroristëve të Banjskës.

Osmani ka thënë se familjen e heroit, e vizitoi me dhimbje, por edhe me krenari të thellë.

Postimi:

Në këtë ditë kur u shpall vendimi i parë për agresionin dhe sulmin terrorist në Banjskë, jemi pranë familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Sot i vizitova me dhimbje, por edhe me krenari të thellë. Afrimi ra në krye të detyrës duke mbrojtur shtetin, qytetarët dhe sovranitetin e Republika e Kosovës. Sakrifica e tij sublime është dëshmi e çmimit të lartë të lirisë sonë, të cilën duhet ta mbrojmë çdo ditë.

Lavdi e përjetshme!

Advertisement
Advertisement
Advertisement