Nga mbeturinat e riciklueshme organizohet sfilatë mode - Gazeta Express
string(54) "nga-mbeturinat-e-riciklueshme-organizohet-sfilate-mode"

Nga mbeturinat e riciklueshme organizohet sfilatë mode

Ballina

Gazeta Express

22/04/2024 14:26

Në organizim të kopshtit për fëmijë “Rinia” në Tetovë në Sheshin e Tetovës është organizuar një sfilatë mode me materiale të recikluara. Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se kjo është në frymën e angazhimit tonë që të kemi një ambient më të pastër që të ruajmë ambientin, të ruajmë planetin dhe kjo nis nga moshat më të reja. Ai tha se kishim kostume mjaft të mira që janë bërë nga materialet e reciklueshme dhe apeloi që edhe në të ardhmen fëmijët por edhe të rriturit në këtë mënyrë të trajtojnë mbeturinat.

“Ne fillimisht duhet që t`i edukojmë që si të sillen me materialet e ndryshme, në këtë rast me materialet që i kemi nëpër shtëpitë tonë, si rezultat i produkteve që i blejmë dhe paketimeve të cilët ne duhet të dimë se si trajtojmë më tutje. Ideja e këtij organizimi është për të treguar se të gjithë mbetjet vijnë si rezultatet i konsumimit tonë të përditshëm dhe jo detyrimisht ato mbeturina duhet të hidhen, por mund të shfrytëzohen edhe si materiale të reciklueshme. Ky ishte një moment se si ato materiale me një imagjinatë pak më të zhvilluar mund të shfrytëzohen edhe për vepra arti”, tha Kasami.

Lexo Edhe:

Nga Kopshti i fëmijëve Rinia në Tetovë thonë se ky aktivitet organizohet ka për qëllim që të rrisë ndërgjegjësimin tek fëmijët për të ruajtur ambientin.

“Ky organizim është bërë për të rritur vetëdijesimin e fëmijëve që mbetjet nuk janë thjeshtë mbeturina por ato duhet të ruhen, të ndahen dhe të riciklohen dhe të përdorën sipas standardeve ekologjike. Qëllimi është që tek fëmijët të risim ndërgjegjësimin për ruajtjen e ambientit. Edhe në kopshtin tonë, ne me fëmijët bëjmë riciklimin e mbeturinave aq sa kemi mundësi me qëllim që ata kur të rriten të kenë një vetëdije më të lartë për trajtimin e mbeturinave”, deklaroi Fatlinda Jaja, drejtoreshë e Kopshtit Rinia në Tetovë.

Fëmijët e Kopshtit Rinia, në bashkëpunim me edukatoret e tyre defiluan në sheshin e Tetovës me veshje të ndryshme të cilët ishin dizajnuara me materiale të riciklueshme. Nga sheshi i Tetovës është dërguar porosi edhe për më të rriturit që të kujdesen më shumë për ambientin dhe mbeturinat të mos hidhen gjithandej, por të njëjtat të përdoren edhe për qëllime ekologjike. Aktivitete të këtilla janë mbajtur edhe nëpër komuna tjera rurale të Pollogut. Ndryshe, më 22 prill 1970 në SHBA u mbajt edhe manifestimi i parë më i madh ekologjik i këtij lloji, prej nga edhe doli ideja për shpalljen e kësaj date si Dita e Planetit Tokë. Qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojte të Tokës. Po ashtu, qëllimi i kësaj date mbetet mbrojtja fundamentale e planetit Tokë dhe të gjitha resurseve të saj nga ndotja. (koha.mk)