Nga kafazi në sallën e operacionit, McGregor jep mesazhin për fansat - Gazeta Express
string(67) "nga-kafazi-ne-sallen-e-operacionit-mcgregor-jep-mesazhin-per-fansat"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/07/2021 13:58

Nga kafazi në sallën e operacionit, McGregor jep mesazhin për fansat

Sporte tjera

Gazeta Express

12/07/2021 13:58

Conor McGregor nuk ka humbur kohë dhe 24 orë pas duelit të humbur ndaj Dustin Poirier (ndalje e duelit nga doktori), ku dhe u dëmtua në kaviljen e majtë, ai ka kryer operacionin.

Irlandezi ka postuar një video në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, ku sqaron se gjithçka ka shkuar mirë dhe se do të rikthehet në kafaz.

“Sapo dola nga salla e operacionit, gjithçka shkoi shumë mirë. Do të qëndroj pushim absolut për gjashtë javë, me paterica dhe më pas do të nisim punën nga e para. Dua të falënderoj fansat në stadium dhe anembanë botës për mbështetjen, shpresoj të jeni argëtuar”, u shpreh irlandezi.

“Ishte një raund i parë i bukur, mezi prisja të niste i dyti, por ndodhi ajo që ndodhi. Ky është sporti ynë, biznesi ynë, kam thyer tibia. Dustin mund t’i gëzohet një fitoreje jo-legjitime. Gjithsesi, bashkë me ekipin do të punojmë dhe do të rikthehemi më të fortë se kurrë”, tha Conor McGregor./Telesport/

Advertisement
Advertisement
Advertisement