Mathys Tel kaloi nga hero në fajtor, pasi Tottenhami humbi mundësinë për të bërë një hap të madh drejt mbijetesës në Premierligë, duke barazuar 1-1 me Leeds Unitedin.
Pas humbjes kontroverse 1-0 të West Hamit ndaj Arsenalit të dielën, Spurs kishin rastin të shkëputeshin me katër pikë nga rivalët londinezë me një fitore ndaj Leedsit, që tashmë e kishte siguruar qëndrimin në elitë.
Dhe dukej se Tottenhami do ta bënte këtë kur Tel shënoi me një përfundim fantastik pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Por një gabim i rëndë në mbrojtje nga vetë Tel i dhuroi Leedsit golin e barazimit dhe i dha shpresë West Hamit në luftën për mbijetesë.
Tel goditi pa dashje Ethan Ampadu në kokë me këpucë gjatë një tentative për largim të topit me gërshërë dhe, pas rishikimit nga VAR, Dominic Calvert-Lewin realizoi penalltinë, duke bërë që epërsia e Spurs ndaj West Ham të mbetet vetëm dy pikë.
Tottenhami ka ende avantazh të madh në golavarazh ndaj West Ham, por mosmarrja e tri pikëve i lë skuadrës së Nuno Espirito Santos mundësinë që të kalohet në renditje nëse ata fitojnë ndaj Newcastle United të dielën.
Ndërkohë, skuadra e Roberto De Zerbit nuk luan sërish deri të martën e ardhshme, kur përballet me Chelsean./GazetaExpress/