Izolohet Milani, vendoset në grumbullim të mbyllur pas rezultateve të dobëta - Gazeta Express
string(75) "izolohet-milani-vendoset-ne-grumbullim-te-mbyllur-pas-rezultateve-te-dobeta"

Futboll

Gazeta Express

11/05/2026 22:20

Izolohet Milani, vendoset në grumbullim të mbyllur pas rezultateve të dobëta

Futboll

Gazeta Express

11/05/2026 22:20

E gjithë skuadra e Milanit raportohet se do të futet në grumbullim të mbyllur nga dita e mërkurë, për t’u përgatitur për ndeshjen vendimtare ndaj Genoas të dielën.

Drejtori sportiv Igli Tare kishte lënë të kuptohej pas humbjes 3-2 në shtëpi ndaj Atalantas se klubi mund të vendoste një grumbullim të tillë për ta rikthyer fokusin tek ekipi.

Milani rrezikon seriozisht ta humbasë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pasi ka rënë nga vendi i dytë në të katërtin dhe ndodhet me pikë të barabarta me Romën, pas një serie të dobët prej vetëm shtatë pikësh në tetë javët e fundit.

Sipas “MilanNews” dhe “Sky Sport Italia”, vendimi tashmë është marrë dhe lojtarët do të izolohen në kampin stërvitor nga e mërkura.

Kjo vjen pasi u konfirmua kalendari i javës së 37-të të Serie A, me ndeshjen Genoa – Milan që do të zhvillohet të dielën në orën 12:30 sipas kohës lokale.

Në këto grumbullime, lojtarët qëndrojnë në ambientet e qendrës stërvitore dhe nuk lejohen të kthehen në shtëpi apo të takojnë familjarët.

Praktika të tilla përdoren ndonjëherë si formë ndëshkimi për rezultatet e dobëta, por zyrtarisht synojnë që lojtarët të fokusohen plotësisht te puna dhe të krijojnë më shumë unitet brenda grupit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement