Vota preferenciale vijon që të sjellë surpriza. Në 10 qarqe të vendit është mbyllur numërimi i votave preferenciale ndërsa në Durrës dhe në Tiranë vijon ende. Ndërkohë në Tiranë lista e kandidatëve të preferuar nga votuesit është krejt e ndryshme nga ajo e zgjedhur nga partitë politike.
Gjatë një vëzhgimi të bërë në të dhënat e KQZ, abcneës.al raporton se listën e Partisë Socialiste si kandidati më i votuar në Qarkun e Tiranës, e kryeson Fatmir Xhafaj i cili theu edhe herësin duke e marrë me forcat e tij një ulëse në Kuvend. Ndërkohë nga radhët e PD listën e kryeson kreu i kësaj partie, Lulzim Basha i cili ka marrë 15 354 vota. LSI kryesohet nga Përparim Spahiu me 3291 vota. Ndërkohë partia e surprizave për këto zgjedhje ishte PSD, e cila nxori 3 deputetë. Nga radhët e kësaj partie numrin më të lartë të votave e ka marrë kryetari tashmë i dorëhequr, Tom Doshi i cili ka grumbulluar 1918 vota.
PS 18 mandate
Numri rendor në lista, emri i kandidatit dhe numri i votave
PD- AN 15 mandate
Numri rendor në lista, emri i kandidatit dhe numri i votave
LSI – 2 mandate
Numri rendor në lista, emri i kandidatit dhe numri i votave
PSD 1 mandat
Numri rendor në lista, emri i kandidatit dhe numri i votave