Nga debati me Rezart Veleshnjën, Alex Seitaj sjell një parodi në ''Soiree'' - Gazeta Express
string(70) "nga-debati-me-rezart-veleshnjen-alex-seitaj-sjell-nje-parodi-ne-soiree"

Nga debati me Rezart Veleshnjën, Alex Seitaj sjell një parodi në ”Soiree”

Rozë

Gazeta Express

17/05/2021 15:17

Kohët e fundit debati mes Rezart Veleshnjës dhe Aleks Seitaj bëri xhiron e rrjetit. Veleshnja bëri një deklaratë të fortë për kolegun e tij, Aleks Seitaj. Ai tha se një nga paroditë e Aleksit nuk duhet dëgjuar nga adoleshentët. Përveç kësaj Rezarti u shpreh se përmes kësaj parodie Aleksi tregon se është homoseksual.

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të ziejë me këto deklarata të forta, ku sigurisht nuk kanë munguar edhe reagimet nga Aleksi. Ky i fundit ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Soiree me Jonida Shehun në ABC.

Lexo Edhe:

Aleksi ka folur edhe për parodinë që ka publikuar para pak ditësh i titulluar “Skandal” (Parodia që nuk bën për të qeshur)

Aktori i njohur ka treguar se nisur pikërisht nga skandali dhe debati me Rezart Veleshnjën është frymëzuar për të krijuar këtë parodi.

“Duke u nisur nga situata e fundit, që unë personalisht, artistikisht kam kaluar, u frymëzova për të bërë këtë parodi që nuk është një parodi si gjithë të tjerat. Cfarë më ngacmoi mua nga kjo situata e fundit.