Neuer përplaset me një “ball boy” të PSG-së, reagim i ashpër i portierit - Gazeta Express
string(69) "neuer-perplaset-me-nje-ball-boy-te-psg-se-reagim-i-ashper-i-portierit"

Sport

Gazeta Express

29/04/2026 12:10

Neuer përplaset me një “ball boy” të PSG-së, reagim i ashpër i portierit

Sport

Gazeta Express

29/04/2026 12:10

Një rast i pazakontë ndodhi mbrëmë gjatë ndeshjes spektakolare mes PSG-së dhe Bayern Munichut, ku protagonist ishte portieri i bavarezëve, Manuel Neuer.

Në një moment të nxehtë të sfidës, një “ball boy” (pritës topash) i PSG-së refuzoi t’ia dorëzonte topin Neuerit  duke e vonuar rifillimin e lojës dhe duke e shkaktuar irritimin e portierit gjerman.

Situata krijoi tension, me Neuer që reagoi dukshëm i bezdisur ndaj sjelljes së djaloshit, përcjell “Gazeta Express”.

View this post on Instagram

A post shared by Prime Video Sport DE (@primevideosportde)

Incidenti ndodhi në fund të takimit, kur ritmi ishte i lartë dhe çdo sekondë kishte rëndësi për Bayernin, që po kërkonte të rikthehej në rezultat.

Ky veprim u interpretua si përpjekje për të humbur kohë nga ana e vendasve.

Pamjet e këtij momenti u përhapën menjëherë në rrjetet sociale, duke ndezur diskutime mes tifozëve për sjelljen e “ball boy”-it dhe reagimin e Neuerit, në një ndeshje që kishte tashmë shumë tension dhe emocione. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement